Tahiri: Kemi ekspoze e jo program qeverisës

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në seancën e Kuvendit për votimin e Qeverisë nuk është shpalosur një program përmbajtësor nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti, por më shumë ishtë një ekspoze.

Urojmë të kemi sa më shumë tema që na bashkojnë rreth të mirës këtij vendi. Në emër të AAK-së e vlerësojmë se kjo seancë që do duhej të ishte konstituive e solemne të diskutohej platforma e kryeministrit, ka filluar me rend jodemokratik.

Jemi në një seancë ku nuk kemi përmbajtje, kemi ekspoze e jo program”, tha Tahiri.