Gjykata Speciale konfirmon se Kadri Veseli ndodhet në Kosovë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë në Kosovë nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

Ajo thotë se gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”.

“I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”.