Tahiri: Koeficienti është mirë të jetë 129 euro

Në shqyrtimin e dytë të ligjit për pagat në sektorin publik, shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria duhet të tregojë koeficientin në të kundërtën tha se ky ligj është mashtrim për zyrtarët publik.

Ai ka thënë se vonesa me ligjin e pagave i ka dëmtuar punëtorët në sektorin publik.

“Për me marrë votën tonë dikush duhet me dalë me na thënë koeficienti minimal kushtimisht është 121 euro, nëse është 121 euro atëherë ka rritje goxha serioze, nëse e bën 105 euro, 110 euro atëherë është problem. Ndërsa më së miri për vlerësimin tim është koeficientin bazë ta merrni 129 euro për shkak se të para shikueshmëria dhe shuma e pagës të zyrtari publik afrohet shumë me kërkesa të cilat janë edhe me moszvogëlizmin e pagave. Sepse ne e kemi problem që dikush mundet me na u kap si e drejtë e njeriut, nëse i zvogëlohet paga shumë që kjo e ndikon drejtpërdrejt. Andaj kërkoj prej juve që dikush të del prej juve të del kryeministri, ose ministri i financave ose zvëvendëskryeministri të na thoni ne kemi planifikuar këtë vit meqenëse kjo punë do të ndodh, si të kalojë ky ligj ju nuk keni qare, obligoheni si qeveri me marrë një vendim me tregu koeficientin, nëse nuk e tregoni, atëherë kjo është një mashtrim, është një torturë që i bëhet secilit zyrtar publik, sepse ai ose ajo në pozitën e caktuar nuk e di sa e ka rrogën”, ka thënë Tahiri.