Kaplohet nga zjarri banesa e Invalidit të UÇK-së në Prishtinë (video/foto)

Para pak minutave, në rrugën “Bajram Bahtiri” tek objekti “Banesat e UÇK-së” në Prishtinë është kapluar nga zjarri një banesë, shkruan Fokusi.info.

Siç na informoi lexuesi i Fokusit nga vendi i ngjarjes, i cili na dërgoi disa video dhe disa fotografi, zjarri ka ndodhur në një banesë në katin e katërt (4) të ndërtesës, e cila është  e një invalidi të UÇK-së (emër i njohur për redaksinë).

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë fikur zjarrin. Në këtë rast, policia banorët e ndërtesës i kanë larguar nga objekti.

Ky zjarr dyshohet se është shkaktuar nga energjia elektrike, kurse nuk raportohet për të lënduar, por policia është duke u marrë me rastin. /Fokusi.info/

Në këtë video, shihet duke u bërë kontrolle se a ka mbetur dikush brenda.