Tahiri kritikon qeverinë: Ia humbën popullit shpresën

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për çështjen e librave shkollor.
Ai tha se kjo qeveri asgjë nuk është duke bërë siç duhet dhe shtoi se Qeveria e Kosovës është e pakoordinuar nga brenda.

“Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Tutje ai tha se është dobësuar organizimi shtetëror.

“Është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje”, u shpreh ai.