Tahiri: Kurti të shtyhet me Vuçiqin, jo me Rrahman Jasharajn

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se nëse kryeministri Kurti “ka mbet me u shty me Rrahman Jasharajn, e ka shumë gabim”.

Sipas Tahirit, Kurti “duhet të shtyhet me Aleksandar Vuçiqin”.

“Nuk e kam pa kurrë te ai që ka synime politike, apo ka synime u bo i ‘madh’. Edhe qasjen e ka sindikaliste. Nëse u mbet Albin Kurtit me u shty me Rrahman Jasharajn e ka shumë gabim, ai duhet me u shty me Aleksandar Vuçiqin”, tha Tahiri në T7.

Kujtojmë që SBASHK-u është në grevë që nga 25 gushti. Jasharaj e Kurti u takuan disa ditë më parë, mirëpo nuk u gjet zgjidhje.