Tahiri: Nuk po shohim transparencë dhe sinqeritet nga Kurti në dialog

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka konfirmuar se deri më tani nuk kanë marr ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për tu konsultuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk kemi pranuar ende asnjë ftesë nga z.Kurti. mendoj që z.Kurti në rast se do ta kishte seriozisht konsultimin me opozitën për këtë çështje do të duhej që ta bënte para se të udhëtonte në Bruksel. Vizita e tij në Bruksel i ka shërbyer krye e këput fillimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Më tutje Tahiri, tha se Kurti nuk është transparent e as i sinqertë në këtë proces.

“Z,.Kurti duhet të bëj me dije agjendën e tij, platformën dhe temat që Qeveria e Kosovës do t’i prezantojë në Bruksel në takimet e radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk po shohim transparencë dhe sinqeritet nga ai në këtë proces”, ka deklaruar ai.