Tahiri pas kalimit të Ligjit të Pagave: A mundet të më tregojë dikush sa është rroga e një zyrtari të shtetit?

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi në seancën e sotme të Kuvendit deputetët e pozitës votuan në lexim të dytë Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Tahiri, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka pyetur Qeverinë se a mundet me iu tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit.

Postimi i tij i plotë:

E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit? Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i radhës.

Folni mos heshtni tash!