Tahiri për targat: Menaxhimi i Kurtit i dha goditje Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat lidhur me zbatimin e vendimit për targat.

Tahiri në Prime Time, ka thënë se menaxhimi i kësaj situate, është vazhdimësi e një menaxhimi të dobët të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Menaxhimi i kësaj situate është vazhdimësi e një menaxhimi shumë të dobët, që mund t’i kthehet boomerang Kosovës. Ky vendim është një kthim prapa për Kosovën, për Albin Kurtin – kryeministrin, dhe mbi të gjitha është një goditje që iu është bë Kosovës, duke i pa reagimet e Departamentit të Shtetit”, ka thënë ai fillimisht.

Më tej, Tahiri ka thënë se duhet të bëhet kujdes pasi situata është shumë serioze, pasi cdo lëvizje e gabueshme mund ta kthejë Kosovën prapa.