Kurti sot viziton Kazermën “Adem Jashari” për Ditën e Forcës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Ditës së Forcës, viziton sot Kazermën “Adem Jashari”, ku do të bëhet prezantimi i pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përpos Kurtit, Kazermën “Adem Jashari” do ta vizitojë edhe presidentja Osmani.