Tahiri: Platformën e Kurtit askush nuk e di, vetëm Vuçiqi do ta di në takimin e radhës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për takimin e radhës që do ta ketë të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksader Vuçiq, në Bruksel.

Ajo ka bërë me dije se platformën e tij politike Kurti po e mban fshehtë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar vetëm Vuçiqi do ta di këtë platformë në takimin e radhës.

“Platformen e Kurtit askush nuk e din, vetem Vuciqi do ta din ne takimin e radhes- cfare privilegji per armikun!”, ka shkruar Tahiri.