Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta dobësojë Asociacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së thotë se skena politike duhet të flasë njëzëri për ta dobësuar Asociacionin.

“Ne mendojmë që secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta dobësojë Asociacionin , pra Asociacion komunikimin që ne e kemi si Aleancë, Asociacioni cili e prek njëshkallshmërinë qeverisëse të Kosovës prej AAK-së nuk ka mbështetje”, tha ai në RTV 21.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun, ai tha se Rama ka brengë serioze për Kosovën.

“Synimi i tij ka qenë të ndihmojë Kosovën, të ndihmojë kryeministrin dhe qeverinë që të del prej kësaj situate, kështu e kam pa”, tha ai.

“KFOR-i nuk mundet më pasë asnjë rol dhe AAK është kundër që me pas rol të cilin e ka policia e Kosovës, të cilin e kanë organet e zgjedhura… në qoftë se e ka mendu zoti Rama që KFOR-in me bo tash në vend të policisë, jemi kundër”, tha Tahiri.

Duke komentuar miratimin e rezolutës që dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë në Kuvendin e Kosovës, tha se këtë pushtet e shpëtoi shteti i ndërtuar që 20 vjet.

“Pra pushtetin në fjalë e shpëtuan institucionet e sigurisë, duke përfshirë Policisë së Kosovës, institucionet e intelegjencës që janë zhvilluar prej pavarësisë e këndej pra të Agjencisë së Intelegjencës së Kosovës, mirëpo edhe vizioni dhe partneriteti me institucionet e tjera të sigurisë pra KFOR-i dhe EULEX-i. Pra pushtetin e shpëtoi shteti i ndërtuar që 20 vjet”, tha Tahiri.

Ai shtoi se shëbimi i parë që i bëhet vendit përmes rezolutës së miratuar në Kuvend , është se e ka bashkuar secilin spektër politik duke përfshirë edhe partitë e komuniteteve.

“Albin Kurti mundet me i bo edhe 70 mijë like për një orë edhe 1 milion like, por kjo nuk e ndalë AAK-në për të thënë të vërtetën që ne e besojmë… unë nuk kam qare pa thënë se nuk e ka shpëtu këtu politika e askujt por një system ekstremisht profesional i një policie të Kosovës e cila fatkeqësisht që 8 muaj ditë nuk i ka marrë shtesat e rrezikshmërisë”, tha Tahiri.