Tahiri: Sot ditë dhimbje për Vushtrrinë – emrat e kriminelëve dihen

“Dhembja bëhet më e madhe për faktin se edhe pas 20 vjetëve nuk kemi pasur drejtësi, kriminelët që kanë kryer krime nuk e kanë marrë dënimin e merituar”.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe me rastin e 22-vjetorit të masakrës së Vushtrrisë.

Pas homazheve tek varrezat, ai ka thënë se kryerësit e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë dhe se emrat e tyre janë të njohur, njofton Klan Kosova.

“Në këtë lagje është kryer një prej masakrave më të mëdha në Komunën e Vushtrrisë. Sot është dita e dhimbjes së madhe për Vushtrrinë”.

“Më e madhe sesa dhimbja, është mllefi që nuk ka drejtësi. Nëse asgjë tjetër, në këtë komunë ka pasur një kryetar komune, një komandant policie që mund të japin llogari sepse emrat e kriminelëve dihen”.