Nënkryetari i SBASHK-ut: Kurti s’po përgjigjet, greva vazhdon

Sot është dita e 11 e grevës së sindikatave të sektorit publik në Kosovë.

Përkundër vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, për ndarjen e nga 50 eurove, sindikatat nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre për ndarjen e nga 100 eurove deri në miratimin e ligjit të pagave.

Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, për FrontOnline, tha se presim që Kryeministri t’i përgjigjet ftesës së tyre për takim në mënyrë që ta gjejnë një zgjedhje për fillimin e mësimit.

“Ne do të qëndrojmë te kërkesat tonë deri në realizmin e tyre. Ftesë prej Qeverisë nuk kemi pasur, ne jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë. Këshilli grevist i ka dërguar ftesë kryeministrit për një takim të mundshëm, jemi në pritje të ftesës për një takim, por deri më tani nuk kemi pasur. Ftesën për takim e kemi dërguar me 31 gusht”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se ka gjasa që mësimi të fillon këtë javë, Ymeri, tha se kjo varet nga bisedimet që do të zhvillojnë më Qeverinë.

“Urojë që mësimi të fillojë më shpejt dhe mos të pritet as dita e hënë, po kjo nuk varet nga grevistët, por varet nga bisedimet që mund të zhvillohen dhe mund të arrihet ndonjë marrëveshje eventuale”, u shpreh ai.

Disa shkolla në Komunën e Kamenicës dhe atë të Podujevës sot kanë filluar mësimin, lidhur me këtë nënkryetari i SBASHK-ut, tha se mësimdhënësit në këto shkolla kanë presione nga drejtoritë e Arsimit.

“Shkollat që kanë filluar mësimin janë shkolla e Busavatës në Kamenicë, e cila ka qenë më herët e mbyllur dhe shkolla në Podujevë që dje kryeministri i ka shpërndarë librat. Këto dy shkolla e kanë filluar mësimin. Presion kemi edhe përmes drejtorive komunale në Komunën e Kamenicës e Podujevës e edhe pemës disa prindërve që po tentojnë me bo presion”, deklaroi ai.

Këshilli i prindërve, ka kërkuar që sa më parë të gjendet një zgjidhje që fëmijët të kthen në shkollë, e për këtë nënkryetari i SBASHK-ut, kërkoj mirëkuptim nga ta duke thënë se presionet duhet që t’i drejtojnë te institucionet.

“Prindërve ju kërkojmë që të kenë mirëkuptim dhe ti lënë presionet, pasi nuk duhet ti drejtojnë nga mësimdhënësit, por duhet ti drejtojnë te institucionet”, tha Ymeri për Front Online.