Tahiri: Sot u pa fytyra e vërtetë të Vetvendosjes, ajo nuk do hetim dhe të vërtetën për rastin Dehari

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se rasti i ish-aktivistit të lëvizjes Vetvendosje duhet hetuar patjetër, fatkeqësia e së cili thotë se ishte shfrytëzuar për ardhje në pushtet.

“Kush do ta imagjinonte që Lëvizja Vetëvendosje do të refuzonte themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar i cili do të kishte për objekt hetimi zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, fatkeqësinë e të cilit kjo parti e shfrytëzoi për të ardhur në pushtet?!”, ka shkruar ai.

Derisa shtoi se në seancën e sotme të Kuvendit, përfundimisht u konfirmua se VV-ja nuk e do hetimin dhe të vërtetën për rastin Dehari.
“Pikërisht kjo na bind se sa i domosdoshëm është ky hetim. Ky hetim patjetër do të ndodhë, por sot e pamë fytyrën e vërtetë dhe hipokrizinë e VV-së.”, ka shkruar tutje Tahiri në rrjetin e tij social, Facebook.