Dy persona janë arrestuar në Vermicë për shkak se kanë kontrabanduar katër persona nga Siria.
Me vendim të prokurorit, vetura e të dyshuarve është sekuestruar dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Me personat nga Siria është duke u marrë njësia për migrim.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjti kishin kontrabanduar katër persona nga Siria. Me vendim të prokurorit, vetura e të dyshuarve është sekuestruar dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësia për migrim është duke u marr me personat nga Siria”, thuhet në raportin e policisë.