Tahiri thotë se Kurti ka refuzuar ta arrestojë Radojçiqin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka “refuzuar” ta arrestojë kriminelin, Milan Radojiçiq “ndonëse e ka parë në kohë reale” të armatosur në territorin e Kosovës.

Tahiri ka shtuar se Kurti ka ndaluar Policinë e Kosovës ta arrestojë atë kriminel duke thënë se arsyet i di vetëm ai.

“Ky kryeministër që në kohë reale e ka parë Radojçiqin në Republikën e Kosovës të armatosur me grup të armatosur dhe e ka ndaluar policinë e Kosovës ta arrestojë”.

“Nuk ka dashur ta fusë në burgun personin të cilin e ka pas në dorë. E ka parë në kohë reale, ka refuzuar ta arrestojë. Arsyet ne nuk i dimë, i di ky. Koha do ta shpjegojë”./Front Online