Tahiri thotë se paga e zëvendëskryeministrit është më e vogla që e ka pasur në karrierë: Por, do punoja edhe pa asnjë cent

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se paga që ka aktualisht në Qeveri është më e ultë që ka patur në karrierë. Por, Tahiri ka thënë se puna aktual e përmbushë atë dhe punon me shumë vullnet.

“Është paga më e ulët që kam patur në karrierë. Por, është punë që më përmbushë dhe punoj shumë me vullnet. Këtë punë do e bëja edhe pa asnjë cent” ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministri është ankuar për pagat e ultë të këshilltarëve duke thënë se ata meritojnë pagë më të dinjitetshme, dhe jo një pagë 500 euro çfarë e kanë. Për këtë e ka akuzuar ish-kryeministrin Kurti për te cilin ka thënë se e ndryshoi vendimin për paga për një grusht vota.