Tahiri: Votuesit e PDK’së në Podujevë e votuan VV’në, e çuan në shtëpi klikën e Veliut

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka pranuar se votues të kësaj partie votuan VV’në pasi e panë që vetëm në këtë mënyrë nga pushteti do të ikte Veliu i LDK’së.

“Ne po e shohim si mundësi të artë me e çrrënjosë këtë klikë prej komune edhe pse e dijnë që Bulliqi është një brum i tyre po të paktën me një ekip të re e cila do ta  ndryshojë kursin e qeverisjes”, sqaroi ai.

“Pra njerëzit duke përfshirë edhe votues tanët, edhe të tyre, të gjithëve e kanë votu largimin e një strukture nga komuna. Nuk e kanë votuar ardhjen e z.Bulliqi si një ndryshim sepse ai ka qenë për dy mandate drejtor i Arsimit në komunë”, theksoi Tahiri./Periskopi