Tahiri: Vuçiq e njohu Kurtin por jo Kosovën, shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbetën?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet pas pranimit të propozimit të BE-së, nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tahiri në dy shkrime në “Facebook”, ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se Kurti pranoi Asociacionin “me dy duar” dhe se Kurti harroi shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Asociacion për serbet PO me dy duartë, po shqiptarët e Luginës së Preshevës ku mbeten? kjo është fytyra dyftyrëshe e Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.

Në shkrimin tjetër, Tahiri ka thënë se “Vuçiq e njohu Kurti por jo shtetin e Kosovës”.

“Ajo që dihet është se Vuciqi njohu Kurtin por jo shtetin e Kosovës, pas një perfundimi në Bruksel pa nënshkrime dhe deklarata kundërthënëse të dyja paleve!” ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq u pajtuan me propozimin e BE-së.

Pranimi i këtij propozimi ka nxitur debat në Kosovë, ku pikat e këtij plani po interpretohen nga disa, e disa po i kritikojnë teksa vartësit e pushtetit po i pranojnë dhe shohin si një fitore ndaj Serbisë.