Takimi Kurti-Vucic pritet të ndodhë mes këtyre datave

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic, pritet të takohen mes datave 14-17 qershor.

Kjo u bë e ditur nga burimet e mediumit serb ‘Blic’, ku u tha se sot Vucic ra dakord me Mattheë Palmer, të dërguarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, dhe emisarit të BE’së, Miroslav Lajcak, që ky takim të ndodhë mes këtyre datave.

‘’ Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë midis 14 dhe 17 qershor, u ra dakord sot në një takim midis Presidentit Serb Aleksandar Vuçiç dhe Mattheë Palmer, të dërguarit special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak, i dërguari special i BE për dialogun, dhe ambasadorët. SHBA dhe BE në Beograd’’, shkruan Blic, përcjell Gazeta Metro.

Kujtojmë se sot Palmer dhe Lajcak kanë shkuar në vizitë në Beograd, për të biseduar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.