Rrihen mes vete 7 persona në Viti, njëri vdes

Në fshatin Sodovinë e Qerkëzve, në Viti dje në orën 09:28, policia tregon se është raportiar një rast i vrasjes.

Pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti shtatë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar.

“Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar të gjithë të dyshuarit, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin e policië.

Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.