Haradinaj-Stublla kërkon lirimin e Mehmetaj, Serbia po shkel ligjet ndërkombëtare

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar lidhur me rastin e Nezir Mehmetaj, kosovari i cili po vazhdon të mbahet në burgjet e Serbisë.

Haradinaj-Stublla tha se Kosova po kërkon lirimin e menjëhershëm të Mehmetaj, i cili po mbahet ilegalisht qe 6 muaj nga autoritetet serbe.

Tutje u tha se Serbia po shkel ligjet ndërkombëtare duke arrestuar qytetarët e Kosovës, pa asnjë bazë përpos asaj etnike.

Postimi i plotë:

Kosova kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, cili po mbahet ilegalisht qe 6 muaj nga autorietet serbe.

Serbia po i shkelë ligjet ndërkombëtare duke arrestuar qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë bazë përpos asaj etnike.

Përpjekjet e Serbisë për të demonizuar Kosovën dhe qytetarët e saj, po i minojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje, dhe kjo nuk i shërben as dialogut dhe as paqes e stabilitetit në rajon.