Taksisti shkel këmbësorin në Prishtinë

Sot në ora 09:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti (taksi), dhe një këmbësori.

Lajmin për gazetën Insajder e ka konfirmuar zëdhënësja për media në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.