Talenti kosovar transferohet te klubi polak

0
241

Talenti 19-vjeçar Florian Loshaj, i cili pak ditë më parë debutoi me përfaqësuesen e Kosovës në miqësoren ndaj Suedisë të zhvilluar në Katar së fundmi ka ndryshuar skuadër, duke u transferuar te polakët e Cracovias.

Loshaj deri më tani ishte pjesë e rumunëve të Poli Iasi duke regjistruar 19 ndeshje me këta të fundit. Megjithatë, tashmë Loshaj ka hedhur një hap më të madh në karrierë duke firmosur për tre vite e gjysmë me Cracovian.

Aktualisht, skuadra e re e mesfushorit zë vendin e dytë në kampionat dhe rivalizon për titull me gjigandët e Legias së Varshavës, duke qenë se diferenca në klasifikim mes tyre është vetëm dy pikë. Në të kaluarën, Loshaj ka qenë pjesë edhe e holandezëve të Rodës./Supersport.al