Të armatosur deri në dhëmbë: Këtë fotografi të Adem Jasharit dhe Sahit Jasharit nuk e keni parë

Një fotografi e papublikuar e komandantit legjendar, Adem Jashari, po qarkullon nëpër rrjete sociale.

Në atë fotografi shihen Adem Jashari dhe Sahit Jashari të cilët në duar mbajnë armë të gjata.

Përpos armës së gjatë, Adem Jashari në qafë mban plumba dhe në brez një revole.

Edhe para tyre shihet një tjetër armë e gjatë.

Epopeja e UÇK-së këtë vit shënoi 22 vjetorin e betejës së përgjakshme në Prekaz, ku u vranë 55 banorë të këtij fshati, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të komandantit legjendar, Adem Jashari.