Të arrestuarit dje në veri paraqiten para gjykatës (foto)

Aksioni i djeshëm i Policisë dhe Inspektoratit Policorë të Kosovës ka rezultuar me dhjetëra të arrestuar dje në disa komuna e kryesisht në ato të veriut.

Prej të arrestuarve, 19 janë zyrtarë policorë, 11 nga të cilit të nacionalitetit serbë, 4 boshnjakë dhe 4 shqiptarë, përcjellë Indeksonline.

Disa nga zyrtarët policorë janë intervistuar dje për disa orë nga Inspektoriati Policorë i Kosovës dhe të njëjtëve i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërsa sot, të njëjtit janë dërguar në gjykatë.

Personat e arrestuar janë: Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet T., Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kozmanoviq, Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq, dyshohen për disa vepra penale.