Të dhëna zyrtare/ Vetëm 0.8% e viktimave në Itali pa asnjë sëmundje tjetër

Drejtuesit e Institutit të Shëndetit Kombëtar në Itali bënë të ditur edhe disa të dhëna thelbësore për të kuptuar pasojat e COVID-19 në këtë vend, aty ku situate është vërtet dramatike.

Autoritetet shendetesore konfirmuan se është bërë një përllogaritje e 325 viktimave të para nga koronavirusi në këtë vend, e ku konstatohet se vetëm 0.8% e të vdekurve nuk kanë pasur patologji, ndonëse kanë qënë në moshë madhore.

Ndërkohe pjesa tjetër kanë qënë të moshuar por në mënyrë të vecante me 2 ose më shumë patologji.

Pjesa dërrmuese e viktimave, shtuan përfaqësues të Institutit të Shendetit Kombëtar, janë të moshuar që kanë pasur sëmundje të tilla si hypertension, semundje pulmonare, semundje të zemrës, diabet etj.

Numri i viktimave në Itali ka shkuar në total 4032 ndërsa vetëm në 24 orët e fundit shifra e viktimave ishte për rekord, 627 të vdekur.