Latifi: Mbyllja do ta shkatërroj ekonominë, pastaj ku do ta fus kokën Hoti dhe qeveria e tij?

Analisti politik dhe njëherit profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka dalë ashpër kundër masave të reja të paralajmëruara nga qeveria e Kosovës kundër COVID-19.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi është shprehur se një mbyllje e dytë do ta shkatërronte ekonominë e Kosovës, e cila edhe ashtu për tokë.

“Nuk e di në e kanë mendu se ku do ta fusin kokën kryeministri Hoti dhe qeveria e tij”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë i tij:

Është e qartë se një mbyllje e dytë do ta shkatërroj krejtësisht ekonominë e Kosovës, edhe ashtu për tokë. Nuk e di në e kanë mendu se ku do ta fusin kokën kryeministri Hoti dhe qeveria e tij. Sepse kur njerëzit i humbin të gjitha, nuk duhet të llogaritësh në maturinë dhe racionalitetin e tyre.