Të moshuar e të sëmurë! Në Kapshticë 50 shqiptarë e kaluan natën jashtë

Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 24 orë rreth 50 emigrantë shqiptarë vijojnë të qëndrojnë në tokë neutrale në doganën e Kapshticës. Midis tyre të moshuar dhe persona të sëmurë.

Qëndrimi gjate orëve të mbrëmjes ka qenë tepër i vështirë për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të shiut. Të mbledhur në grumbuj ata kanë kaluar natën rreth zjarrit që e ndezën për ngrohje.

Emigrantët nuk mund të hyjnë në Shqipëri sepse nuk kane  autorizimin përkatës, ndërsa sa i përket rikthimit në Greqi personave që iu ka mbaruar afati i lejes së qëndrimit nuk mund të rikthehen, kurse ata me leje qëndrimi të përhershme mund të rikthehen. Një pjesë e tyre kanë mundësi të rikthehen po kanë zgjedhur të mos e bëjnë. Megjithatë kalimi drejt atdheut është i pamundur.

Shqiptarja.com