Të shtëna me armë në Peqin, i riu në gjendje kritike për jetën

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas disa të shtënave me armë zjarri në qytetin e Peqinit. Bëhet fjalë për Besmir Hakballa, i cili ka marrë plagë në këmbë nga të shtënat.

Është mësuar se Hakballa ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje kritike për jetën dhe pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.