Presidenti i KE: Zgjedhjet janë caktuar në 30 qershor dhe duhet të zhvillohen

Në Konferencën e përbashkët për mediat të kryeministrit Rama me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, ky i fundit i ka dhënë një “shuplakë” presidentit Meta dhe opozitës, për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai tha prerë se: “ Dua të theksoj, edhe pse është një çështje e vështirë, rëndësinë që ka uniteti politik në arritjen e qëllimeve të Shqipërisë. Të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike.

Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit, qytetarët nuk duhet të pengohen të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike.

“Nuk mund të bllokosh shprehjen e vullnetit të qytetarëve Shqiptarë, prandaj mendoj, pa ndërhyrë në këtë debat të brendshëm, që zgjedhjet duhet të zhvillohen,përndryshe prespektiva europiane e Shqipërisë do të vonohet”.