Të shtëna me armë në Prishtinë: Dyshohet për një person të vdekur dhe një i plagosur rëndë

Sonte në Kolovicë të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri, shkruan Periskopi.

Siç merr vesh Periskopi nga këto të shtëna ka mbetur i vdekur një person dhe një grua ka mbetur e plagosur.

Në lidhje me rastin, Periskopi ka kontaktuar edhe Policinë, por deri në publikimin e artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.