Të shtëna me armë në Vlorë, vritet 23-vjeçari

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Si pasojë 23-vjeçari Bernard Sinomati ka mbetur i vrarë, teksa nuk dihen ende rrethanat.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë poliklinikës së qytetit.

Pritet ende një informacion zyrtar nga policia për këtë ngjarje të rëndë/vizionplus.tv