Parashikimi i motit për sot

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe mjegull në pjesën dërrmuese të Kosovës, të cilat lokalisht mund të mbesin të pranishme deri në mesditë apo edhe më gjatë, njofton Meteo Kosova.

Në zonat ku nuk ka vranësira të ulëta dhe mjegull, veçanërisht në zonat malore, pritet mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.

Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit me shpejtësi prej 6-20 km/h.

Temperaturat minimalet do të luhaten prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C.