Fenerbahçe do ta bëjë Muriqin milioner, kjo është paga marramendëse e tij

“Kalimi te Fenerbahçe është diçka që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ka qenë ëndërr e imja” kishte deklaruar Vedat Muriqi në Prishtinë sa ishte i grumbulluar me Kosovën.

Përveç ngritjes profesionale në karrierë, sulmuesi kosovar ka rritur edhe të ardhurat mujore.

Sipas burimeve të Indeksonline, Muriqi fiton 2.5 milionë euro në vit, apo 208 mijë euro në muaj.

25 vjeçari e ka filluar mbarë karrierën te gjiganti turk, duke shënuar 2 gola në 4 ndeshjet e para në Superligën e Turqisë.

Ai po monitorohet nga skuadrat e mëdha angleze Manchester United e Tottenham.