Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Lezhë

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Nënë Tereza”.

Në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P., 25 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës./noa.al/