Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një 30-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Dajç të Lezhës, e ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur në dorë Odise Simoni, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e krimit dhe është ndjekje të tij.