Më 4 maj kancelari gjerman pret në takim Kurtin, Vuçiqin dhe Lajçakun

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në takim më 4 maj kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Qeveria gjermane, ku thuhet se në takimin që do të zhvillohet në Berlin, do të jetë i pranishëm edhe emisari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

“Kancelari Scholz do të pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.

Këto bisedime do të shërbejnë për të mbështetur dialogun Kosovë – Serbi të udhëhequr nga BE-ja.

“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja. Për këtë, kancelari ka ftuar në Berlin, Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmjen e 4 majit do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, thuhet tutje në njoftimin e tyre./Fokusi.info/