Të shtëna me armë zjarri në një venparkim në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes raportit 24- orësh ka bërë të ditur se në Prishtinës në orët e para të mëngjesit të ditës së diel ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në një vendparkimint e banesave, derisa nuk raportohet për të lënduar apo edhe të arrestuar.

“Prishtinë 08.09.2019 – 01:45.Raportohet se në parking të banesave janë dëgjuar të shtëna nga armët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 9 (nëntë) gëzhoja të fishekëve. Nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar”./Indeksonline/