Të shtëna me armë zjarri në Smallushë të Lipjanit, plagosen dy persona

Një incident ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Smallushë e komunës së Lipjanit.

Në këtë mosmarrëveshje mes tre personash është përdorur edhe arma e zjarrit.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar komandanti i policisë në Lipjan Bashkim Bytyçi.

Ai tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Bytyçi theksoi se akoma nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.