Emërtohet rruga “Tifozat Kuq e Zi” në këtë qytet të Kosovës (foto)

Kuvendi i Komunës së Pejës ka vendosur që një rruge të këtij qyteti t’ia vendosë emrin “Tifozat Kuq e Zi”.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë grupi i tifozëve “Tifozat Kuq e Zi” përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i plotë i tyre në Facebook:

“Ndërkohë në Pejë, Kuvendi Komunal ka vendosur që një rrugë e këtij qyteti ta mbaj emrin “Tifozat Kuq e Zi”.

Kjo është një mirënjohje për të gjithë ato djem e vajza që për 15 vjet rresht kanë qenë zëri i miliona shqiptarëve anembanë trojeve etnike dhe jo vetëm, në përkrahje të ngjyrave, hymnit, simboleve dhe të emrit Shqipëri!”