Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 19-vjeçar

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Yzberisht (Tiranë), ku një person ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur tek shinat e trenit në Yzberisht, ku i lënduar ka mbetur një 19-vjeçar me inicialet D. V.

Burime për Report TV bëjnë me dije se 19-vjeçari ka marrë gërvishtje në dorë nga plumbi. Po punohet për identifikimin e autorëve, duke qenë se kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë për të shtënat me armë dhe që një makinë po lëvizte me shpejtësi.

Policia pritet të marrë në pyetje 19-vjeçarin, nga dëshmia e tij pritet të zbardhet e plotë ngjarja.