Të shtunën në orën 21:00 lëshohet kënga “Marshi i UÇK-së” në dritare dhe ballkone të banesave

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovë, Donjet Bislimi, ka bërë thirrje që nesër (e shtunë), në orën 21:00, të lëshohet kënga “MARSHI I UÇK-së” në dritare dhe ballkone, si reagim ndaj Shkëlzen Gashit, këshilltar i Albin Kurtit, e cili akuzoi UÇK-në se ka kryer krime.

Kjo deklaratë e Gashit ka ngjallur shumë reagime. Kurse, Kurtit i është kërkuar ta shkarkojë nga pozita e këshilltarit.

Postimi i plotë i Donjet Bislimit në FB:

Të dashur vëllezër dhe motra

Gjithë ju qytetarë të mirë të këtij vendi, të çliruar dhe pavarësuar nga sakrifica e heronjëve tanë të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS,

JU BËJË THIRRJE, që nga nesër në ora 21:00 TË GJITHË NE që e ndjejmë vetën mirënjohës ndaj gjakut të dëshmorëve, të lëshojmë “ MARSHIN E UÇK-së” nëpër dritaret dhe ballkonet tona!

Zoti e bekoftë UÇK-në,

Republikën e Kosovës,

Zoti ju bekoftë JU!