Zeka jep dorëheqje nga RTK: Klasa e re politike ka për qëllim shuarjen e këtij mediumi publik

Gazetari Milaim Zeka ka dhënë dorëheqje nga vendi i tij i punës në Radio Televizionin e Kosovës.

Ai ka thënë se vendimi i tij vjen duke parë zhvillimet dramatike në RTK, ndërsa nuk ka hezituar të akuzojë “klasën e re politike” duke thënë se kanë për qëllim shuarjen e këtij mediumi publik.

“Rrugëtimi im mediatik do të jetë me mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe vendet e tjera perëndimore. Ashtu sikurse Putini që po bënë luftë me të gjithë, edhe ‘çlirimtarët’ e 14 shkurtit po e zgjerojnë frontin e luftës. Edhe Putini, edhe këta, kanë me dështu me turp”, ka shkruar ndër të tjerash Zeka në Facebook.

Në fund ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët në RTK.

Postimi i plotë:

Te nderuar kolegë, dhe kolege

Duke i pa zhvillimet dramatike ne RTK, duke e pare qe klasa e re politike ka per qellim shuarjen e ketije mediumi publik, kam vendosur te jap doreheqje nga vendi im i punes.
Rrugetimi im mediatik do te jet me mediat ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, dhe vendet e tjera perendimore.

Ashtu sikurse Putini qe po bene lufte me te gjithe, edhe “çlirimtaret” e 14 shkurtit po e zgjerojne frontin e luftes. Edhe Putini, edhe keta, kane me deshtu me turp!!!

Faleminderit te gjithe atyre njerezeve te mire te RTK-se, me te cilet kemi punuar qe 20 vite.