Klinaku: Ka një kohë të gjatë që kategoritë e luftës së UÇK-së nëpërkëmben nga institucionet qendrore e lokale

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar kundër dhunës që u ushtrua sot ndaj të moshuarës në Pejë, e cila ishte edhe nënë e Dëshmorit.

“Dhuna e shfaqur ndaj të moshuarës në Pejë, ndaj nënës së Dëshmorit Taulant Nura, është e dhimbshme, neveritëse dhe e papranueshme, e aq më keq kur bëhet nga ato që duhet të përkujdesen për të moshuarit”, shkruan Klinaku.

“I papranueshëm edhe sulmi që i bëhet familjarëve të të moshuarës, kur ata deklaruan se e kanë paguar institucionin për përkujdesje ndaj saj ka shkruar tutje Klinaku”, transmeton Fokusi.info.

“Ka një kohë të gjatë që kategoritë e luftës së UÇK-së nëpërkëmben nga institucionet qendrore e lokale, dhe kjo dëshmohet edhe në rastin në fjalë, sepse nëna e dëshmorit edhe me ligj e ka të garantuar dhe pa pagesë përkujdesjen shtetërore e institucionale”, përfundon Klinaku./Fokusi.info/