Të shtunën përballja Krasniqi vs Grafka

0
348

10 muaj pas humbjes nga gjermani Arthur Abraham, kosovari Haxhi Krasniqi do të hyjë në ring për meçin e ardhshëm.

Të shtunën, Krasniqi do të përballet me polakun Bartlomiej Grafka.

Meçi, i vlefshëm për kategorinë super të mesme do të mbahet në Halle të Gjermanisë, shkruan Albinfo.ch.

29-vjeçari Grafka ka 20 fitore në karrierë, ndërsa ka humbur 27 herë dhe ka barazuar tri herë. Krasniqi, në anën tjetër, ka 46 fitore dhe pesë humbje.

Më 22 prill të vitit të kaluar, Krasniqi humbi shansin në luftën për titull bote kur u mposht nga Abraham.

Në rast fitoreje, 30-vjeçari kosovar shton shanset për t’iu afruar titullit kampion bote.