Të tjerë opozitarë kërkojnë të marrin mandatin e deputetit

Edhe pse opozita ka dorëzuar mandatet e deputetëve, sot në parlament pritet që të paktën 4 persona në listë të betohen si ligjvënës.

Por duket se emra të tjerë do të shtohen në listë.

Mësohet se Elda Hoti dhe Ediola Braha nga Lëvizja Socialiste për Integrim, si dhe Ligoraq Karamelo dhe Majlinda Halilaj nga Partia Demokratike kanë dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit, që është hapi paraprak për t’u bërë deputet.