Sveçla për aktivitetin ilegal në qendër të Prishtinës: Paraqet rrezik për sigurinë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit që u zhvillua në qendër të Prishtinës, afër stacionit policor.

Sveçla tha se ky objekt është tejet i dyshimtë dhe se paraqet rrezik për sigurinë e vendit.

“Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je”, tha Sveçla.

Ai shtoi se Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim.

“Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, përfundoi ai.