Të vdekurit tragjikisht në minierën e Artanës, njëri është veteran i UÇK-së e tjetri vëlla i veteranit

Në Minierën e Artanës sot kanë humbur jetën sot dy punonjës, Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi, shkruan Fokusi.info.

Fokusi.info mëson se Haki Arifi, inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc i Komunës së Lipjanit ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në facebook, bashkëluftëtari i tij, Naim Ymeri

LAJM I HIDHUR!

Ndajmë dhimbje për humbjen e bashkëfshatarit e bashkëluftëtarit të UÇK-së,Inxhinierit Haki Arifi në aksidentin tragjik në Minierën e Artanës!

Ngushëllime familjes së Inxhinierit Haki Arifi!

I paharruar kujtimi!
Lavdi jetës së luftëtarit të UÇK-së Inxh. Haki Arifi!

 

Fokusi. info mëson se Idriz Gërbeshi, xehetar me banim në Hajvali është vëllai i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Gërbeshi.

Sot gjatë ditës ngushëllime iu ka shprehur familjeve të tyre edhe Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me pikëllimin me të madh morën lajmin për humbjen e jetës së dy punonjësve në minierën e Artanës në Novobërdë si pasojë e shembjes së dheut. Me sinqeritetin me të madh i shprehim ngushllime familjarëve, miqve dhe gjithë shokëve që humbën me të dashurit e tyre, lutemi dhe shpresojm që raste të tilla të mos ndodhin asnjëherë!Me respekt/ H.G /Fokusi.info/